E njohu në rrjete sociale, burri ia vjedh një gruaje 400 euro dhe e shkel me veturë

                     Një grua ka raportuar në Polici se një person, të cilin ajo ka thënë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale, ia ka vjedhur rreth 400 euro dhe gjatë ikjes me veturë e kishte shkelur duke i shkaktuar lëndime trupore.Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, saktësisht në fshatin Sllatinë, mbrëmë rreth orës 21:00, në një lokal ku ata po qëndronin, shkruan Reporteri.net.Autori fillimisht viktimës ia kishte vjedhur 400 euro e më pas gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor .