Zotëri Ambasador,mos po vije era tradhti kësaj ti kërkohet falje ,politikës së kasapit të Ballkanit- Shkruan ;Liridon LUSHAJ
Në datën më simbolike që ka Kosova, datën e 24 marsit të vitit 1999, fillimin bombardimeve të caqeve serbe nga NATO.Tmerrësisht na doli në faqet elektronike një deklaratë e publikuar nga Ambasadori i SHBA-be Ambasadorit Hill. Ku ai në emër të gabimeve të diplomacisë kërkon ndjesë kasapit të Ballkanit, regjimit më të pa parë në historinë botërore ai regjim i Millosheviqit, Jemi më se të vetëdijshëm se ambasadori Hill, shumë qartë e din faktin se Vuçiçi e Daçiçi ishin pjesë e aparatit gjenocidal e shtetëror të Milosheviqit, Ai regjim është, e do të mbetet regjim kriminal, për krimin dhe gjenocidin që ka bërë ndër këto troje. Krimet që kanë bërë mbi popullin e pafajshëm shqiptarë në Kosovë. Ishte ai regjim barbarë që në Bosnjë, Kroaci e në Kosovë vrau jo më pak se 50 mijë njerëz . E ju për fat te keq Ambasador, po bëheni se po pendohemi për bombardimet që u bënë mbiato caqe, që ndryshe ishin makineria vrasëse e njerëzve të pafajshëm , fëmijëve , nënave lehona, pleqve e rinisë së pafajshme.
Ata që synonin të zhduknin nga faqja e dheut secilin njeri që nuk ishte serbë. Kjo Ambasador po i ngjanë një turpi që po ia bënë favore Vuçiçit e Daçiçit që janë nga ato radhë . Zotëri Ambasador, besojmë se një ditë posa të dalësh nga kjo ëndërr e keqe , do ta kuptoni skandalin madh që e keni bërë dhe do të kërkoni falje. Kurse sa për ilustrim po ju them se Kosova do të vazhdojë rrugëtimin e sajë drejt lirisë, gjithnjë duke qene të bindur se Amerika nuk qëndron pas një deklaratave tua , e të kësaj fobie . Kosova dhe kosovarët ende shpresojnë bindshëm se SHBA- të, janë djepi i demokracisë njerëzore, /qendrapress.com/