Zotëri Ambasador,mos po vije era tradhti kësaj ti kërkohet falje ,politikës së kasapit të Ballkanit- Shkruan ;Liridon LUSHAJ

            Në datën më simbolike  që ka Kosova, datën e 24  marsit të vitit 1999, fillimin  bombardimeve të caqeve  serbe  nga NATO.Tmerrësisht  na doli në  faqet  elektronike  një deklaratë e  publikuar nga  Ambasadori i SHBA-be  Ambasadorit  Hill. Ku ai  në  emër të  gabimeve  të diplomacisë  kërkon ndjesë  kasapit të Ballkanit, regjimit më të pa parë  në  historinë botërore   ai regjim i Millosheviqit, Jemi më se të vetëdijshëm se  ambasadori Hill, shumë  qartë e din faktin se  Vuçiçi e  Daçiçi ishin  pjesë e aparatit gjenocidal e  shtetëror  të Milosheviqit, Ai regjim është, e do të mbetet regjim kriminal, për krimin dhe  gjenocidin që ka bërë ndër këto troje. Krimet që kanë  bërë mbi popullin e pafajshëm shqiptarë në Kosovë. Ishte  ai  regjim  barbarë  që në  Bosnjë, Kroaci e në  Kosovë vrau  jo më pak se  50 mijë  njerëz . E  ju  për fat te  keq  Ambasador, po bëheni se   po pendohemi për bombardimet që  u bënë mbiato caqe, që ndryshe  ishin makineria  vrasëse  e njerëzve të pafajshëm , fëmijëve , nënave  lehona, pleqve e  rinisë  së pafajshme.

Ata  që  synonin të  zhduknin nga  faqja e dheut secilin njeri që nuk ishte serbë. Kjo  Ambasador   po i ngjanë një  turpi që  po  ia  bënë favore Vuçiçit e  Daçiçit  që janë  nga ato radhë . Zotëri Ambasador, besojmë se  një  ditë posa të dalësh nga kjo ëndërr e  keqe , do ta kuptoni skandalin madh që  e keni bërë  dhe  do të  kërkoni falje.  Kurse  sa për  ilustrim  po ju  them se  Kosova  do të  vazhdojë  rrugëtimin e  sajë drejt  lirisë,  gjithnjë  duke   qene të bindur   se  Amerika  nuk qëndron  pas  një deklaratave  tua , e të kësaj  fobie . Kosova  dhe  kosovarët  ende  shpresojnë  bindshëm se SHBA- të, janë   djepi i demokracisë njerëzore, /qendrapress.com/