Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona R. HADRI
Me të zbardhur drita
————————————
Ngrohtësia e rrezeve gjallëroj imazhet e pikturuara me pamje nusërore .
Duke kërkuar,
Copëza dashurie,
Më rrëmbeu mrekullia e skalitur me ngjyrë të bardhë në gjethe kumbulle.
Ndërsa ajo rozë reflektonte magjishëm,
e mbështjellë me aromë freskie bashkë me praninë e stinës më të bukur.
Nën tingujt e valëve të lumit zëri i lajmëtarit përcillej duke shtegtuar luginës së bukur të lumëbardhit.
E dua dhe do ta dua përgjithmonë madhështinë e dhuratës së shpirtit hyjnor.
Ku engjëjt bashkë me frymën e shenjtë përmbushin rrëfimin
e të kuptuarit JETË.
/www,qendrapress,com/