Peci: Për më shumë se një dekadë, IBK ka tjetërsuar rreth 100 hektarë toka të shtetit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një dokument, ku pretendohet se Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), “për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.Më tutje Peci ka thënë se tash e tutje do të filloj të publikoj për qytetarët dëshmi se si akterë të ndryshëm kanë tjetërsuar prona shtetërore.

Postimi i plotë:

Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e përsonale.
IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”./Arbresh.info/