Tentohet të dhunohet një femër në Prizren
Është raportuar se një femër, shtetase e Shqipërisë ishte tentuar të dhunohet nga një mashkull po ashtu shtetas i Shqipërisë. Rasti ka ndodhur të enjten, më 21 korrik në Prizren. “Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.