Fryma poetike e së dielës me poeten ;-Prena PRENDI
RREZE DIELLI
—————————
Lëshona diell aman ngrohtësi !
Në çdo stinë kemi nevojë
Na shkri zemrat që kanë ngri
Jeta është një ,nuk bëhet lojë.
Buzëqeshja duket në sy
Ç’ka ka shpirti e tregon
Kot mundohesh me u zgërdhi
Foto e bukur tê tradhton.
Nuk mbulohet me shoshë dielli
Asgjë s’mbushet po me shoshë
Për pak gjë sot të zë sherri
Tjetrin mirë nuk donë ta shohë.
Xhelozia ka nda njerëzi
Shpirti pus është thellue
Mos kërko të mirën n’kojshi
Veten së pari me korigjue.
Rreze dielli bie ndër ne!
Na ndriço rrugën përpara!
Harruam race e harruam fe
Jemi vue mbrapshti në gara.
Lumturia e vërtetë
S’don shumë llafe e teori
Shihet qartë e flet vetë
S’ka nevojë për fotografi.
Lulen kush din ta kurojë
Asnjëherë nuk humb aromë
Dielli ngroh përgjithmonë
Nuk e tret as zëvendëson.
/www.qendrapress,com/