Çaste poetike me poeten ;- Shpresa RAHOVA

SHPIRTI I RRËNUAR

—————————-

Ti që dalë ke nga brinja ime,

mos ma mer ajrin që më përket,

se e kam mbledhur gjithë mundime

në netët kur fjala s’kish më jetë.

Mos më hyn si erë nëpër damarë,

kur zemra ime ende s’është shëruar,

se çdo frymëmarrje që më ka vrarë

më kthen në një shpirt të rrënuar.

/QendraPress/