E mërkura poetike me poeten;-Zoica Gjolla POPI
Ah,sytë e tu!
———————–
Symbyllurazi akoma dritë e shpirtit shkreptin,
sy në ngjyrën e ëmbël të kadifenjtë,
pikëlotin e myshqeve s’e ndalin dot…
Ku je…?
një zemër të lënduar, ku e ke lënë?
Ku je …?
një shpirt i lënduar,
a e di sa dhëmb?
Le të përplaset dallga mbi shkëmbin e vetmuar në një breg,
shkumëbardha le ti njomë gurët përreth,
të zbardhen, të thahen e përsëri të lagen…
Por ti mos ma ciflos shpirtin, me mbylljen e kujtesës, gjer ne kuarcin e një guacke…
Tërhiqu…
Mos bjer ne kurthin e dritëvenitjes!
Le ta kërkojmë imazhin tonë në akustikën e një melodie malli,
lajtmotivi do të jetë vetëm i yni,
në kohë…… dhe pa kohë.
Ah …. sytë e tu!
/www.qendrapress.com/