Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

E KAM ZILI

————————-

Kur gjethet e vjeshtës shkëputen,

rrëzohen prej kërcejve në zbrazëti.

Seç më kap një dhimje kraharorit,

Kthyer në melankoli.

Lakuriqësisë së pemëve vjeshtake,

Qiell i kaltër sheh sytë e tu.

Dhemb e dhemb mungesa jote,

Si kocka çan në lagështi.

Rraskapitur sillet mendimi,

erë, apo stuhi.

Shkrirë me të florinjtën e

flokëve, nënë varësen smaragdhi.

Oh, e kam zili mendimin.

Erën, kur të prek ty.

/www.qendrapress.com/