Çaste poetike me poeten;Mirishahe ELSHANI

KUFIRI I DHEMBJES

——————————

Ç’legjendë brenda meje ruhet

Kur jam në mes kufirit të jetës dhe vdekjes

Ëndrrat i pikturoja me ngjyrat e dhimbjes

Sa herë u ngrita me shpresën e lirisë

Kohët e betejave flasin vet

Që e rujnë emrin e kësaj toke

Por nuk di ç’dhimbje kam

Kur sytë me lot i kam

Ka kohē që pres o zot

Të flas me dritën e diellit

Me plagë në shpirt jam

Kur zemrën në dysh e kam

Edhe sa vite duhet me prit

Tē bashkohemi me ty Shqipëri.

06 tetor 2023

M Elshani

/www.qendrapress.com/