Çaste poetike me poeten:Zamira AGALLIU
Ikën Yjet
———————
Ikën yjet ikën….
nga galaktikat , u fikën !
Neoni i hënës
mbi fytyrën time
u zbeh ,u zbeh..
unë fjeta në bregun
e ëndrrës që pash,
fjeta në kujtesën tënde
të lashtë,të lashtë.
Nga aty ika …
të harroja gjumin sakaq ,
koha para meje ndali
brenda këngës sate
brenda qiellit tim.
Po Jetoj ; shko e thuaj atyre,
që përbri teje po rri !
në kujtesën time të bëj vend
në të gjitha rrugët shoh
mungesën tënde,
o shtrëngata e gjakut
në pulsin tim të kaltër
dëgjova rënkimin tënd
si thikë ,nga xhelozia.
ika larg nga qielli yt
ike larg , ike …
nga galaktika.
ika …..
Ti fli te qafa ime përnatë
dhe merr frymë në peizazhin
e gjinjve të diellt’ të
imazhit tim.