Haradinaj e Rama në “takim vëllazëror”, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë e Shqipëri
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim “vëllazëror” me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Haradinaj ka thënë se bashkë me Ramën diskutuan për zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset e çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kreu i AAK-së ka thënë se ka kërkuar nga kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka “Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj.Kujtojmë se sa kishte qenë kryeministër Ramush Haradinaj kishte pasur një përplasje të madhe me Edi Ramën, e ky i fundit madje e kishte paditur për shpifje në gjykatë, padi që më pas e kishte tërhequr mbrapsht.Tema për të cilën filluan polemikat ndërmjet dy kryeministrave, kishte të bënte me çështjen e shumëpërfolur për ndarje, korrigjim apo shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Haradinaj, në disa raste, publikisht e kishte fajësuar Ramën se po e mbron dhe po punon për realizimin e idesë për ndarjen e Kosovës. /Reporteri.net/