Fryma poetike e së mërkurës  me  poetin;-Zymer H. HALITI

ÇFARË JE…!?

———————–

 Je si një lule që çelë

ke në një kopsht diku në oazë

së largu me aromë më dehë

s’gjej dot të them asnjë frazë.

Gjethet tua tani të zverdhuar

 ikin rrugëve e fushave hirësi

shumë ndihem i përmalluar

për ty lule që ngele në largësi.

Do të vie sërish pranvera

 ti do të çelësh atje në largësi

 s’di a do jem afër si ahera

kur aroma jote më dha lumturi.

Shumë lule çelin e vyshkën

nëpër maje të largëta në lartësi

ato kanë një; diellin e dritën

 parfumi i tyre ndjell dashuri.

Pyes vetën:Çfarë lule je ti?

 që më magjepse në çastin e parë

dikush të quajti me emër;Lulevjollcë

e unë i mahnitur mbeta ziliqar…!

/www.qendrapress.com/