Synimi i spitalit të Prizrenit: Akreditimi ndërkombëtar!
Sot, në hotel “Emerald” në Prishtinë, udhëheqës të Projektit KSV/017-LUXDEV, kanë organizuar një takim të përbashkët me përfitues të Projektit në ndarjen e përvojave dhe të arriturave gjatë vitit 2023.
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren ka prezantuar punët, të ariturat dhe sfidat gjatë vitit 2023. Në fokus të prezantimit ishte përkrahja e LuxDe-vit në implementin e projekteve në spitalin e Prizrenit, duke veçuar projektin për funksionalizimin e Kardiologjisë invazive, e cila falë edhe mbështetjes së MSH-së, SHSKUK-së pritet të funksionalizohet së shpejti.
Drejtoresha ka falënderuar MSH-në, SHSKUK-në dhe Qeverinë e Luksemburgut, e cila përmes LuxDev-it në vazhdimësi ka përkrahur Spitalin e Prizrenit në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rrugëtimin për akreditimin ndërkombëtar.