E mërkura poetike me poeten;Ermira BEZATI

Do të vijë

——————————–

Do të vijë një ditë kur bashkë do të takohemi,

Përballë teje do t’jem unë, do të shoh në sy,

S’di në do t’jetë afër apo kur të pleqërohemi,

Por me shpirt dhe zemër do t’jemi aty.

Duke ecur koha, shaka do t’na bëjnë vitet,

Do të na vizatojë ndonjë rrudh mbi lëkurë,

Por zemra s’rrudhoset, dashuria s’venitet,

Ndjenjat e forta nuk harrohen kurrë. /www.QendraPress.com