Vranësira e intervale me diell sot

                   Vranësira që kalojnë orëve të mëngjesit mbi vend, mund të paraqesin kushte për fjolla bore në pjesë perëndimore e veriore të vendit, mirëpo kryesisht viseve kodrinoro malore. Nga mesdita vranësirat shpërndahen, e do të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale zbresin në -3C e 0C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 5C e 7C .Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e premte, ku mund të jenë paksa më intensive nga pjesë qendrore e lindore të vendit. Më vonë në mbrëmje edhe mund të përzien me fjolla bore, derisa në vise malore pritet të bien vetëm reshje bore.Temperaturat maksimale mbesin përreth 5C. Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse orëve të mbrëmjes paraqiten edhe reshje lokale shiu. Vransira e intervale me diell priten ditën e diel dhe të hënë. Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 10C e 11C.