Inaugurohet objekti ri i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin `Ukshin Hoti`
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bashkëshoqëruar nga zv kryeministrja Emilia Rexhepi , ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,rektori Mentor Alishani dhe ish veteranët e arsimit t SHLP s , sot, kanë bërë inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Pas prerjes s shiritit ata e kan vizituar objektin e fakultetit ish SHLP-s dhe pastaj kryeministri Albin Kurti tha se ky Universitet nuk ka pasur investime që nga vitet e 70-ta. Kurse u fokusua edhe veprën e profesorin e aktivistit Ukshin Hoti, i cili që nga maji i vitit 1999 u zhduk nga Policia serbe Universiteti juaj dhe i yni që na ka bërë bashkë këtu mban emrin Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Emrin e profesorit të filozofisë dhe aktivistit të shquar me origjinë prej këtyre anëve Ukshin Hotit, të cilin më vërtetë nuk e kemi mes nesh më fizikisht që nga maji i vitit 1999 kur policia serbe e zhduki nga burgu i Dubravës, por frymën e tij patriotike në tekst të shkruar dhe në të vepruar, e kemi më së miri të fiksuar në Universitet”.
Pas kryeministrit ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka folur për stafin e këtij Universiteti duke potencuar se këtu tani e 50 vite nuk është investuar dhe tani ne për dy vite kemi bërë investime t shumta në këtë fakultet dhe pastaj vazhdoi
Derisa rektori Mentor Alishani para t pranishmëve edhe njëherë numëroi disa nga sukseset q ka shënuar Universiteti i Prizrenit. Tani renovimet kanë krijuar kushtet më të mira për studime