Ministrja Arëbërie Nagavci dhe drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Gutaj sot, ndanë dhurata simbolike për nxënësit e Qendrës Burimore’’Nëna Tereze’’
Ministrja Arëbërie Nagavci e bashkëshoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj dhe deputetët :Artan Abarashi e Arbër Rexhaj dhe kuvedarë të Prizrenit sot, ndanë dhuratë simbolike për nxënësit e Qendrës Burimore’’Nëna Tereze’’ ku me këtë rast u pritën nga drejtori i kësaj qendre Hysamedin Beshi dhe stafi i kësaj Qendre. Pas vizitës dhe takimit që patën me stafin e kësaj qendre dhe nxënësit ministrja Nagavci ka folur për angazhimet e ministrisë që ka bërë sidomos për qendrat e kësaj natyre duke theksuar se kanë ofruar interpret të shkronjave dhe staf tjetër përcjellës
Qendra Burimore ‘’Nëna Tereze’’ ëshët qendër që ka nxënës jo vetëm nga Prizreni por edhe nga qytetet tjera.