Policia jep detaje lidhur me vetëvrasjen e mbrëmshme dhe  aksidentin ku shkelet  një person ne  zebër.

                     Zëdhënësi i policisë  togeri Shaqir Bytyçi  njofton  për aksident trafiku që është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime ta rënda ka marrë këmbësori me  inicialet  (S.K.21 vjeç)ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dërgohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi I automjetit (Xh.Zh.21 vjeç nga Prizreni) të mbahet në ndalim për 48 orë. Derisa

 ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë  në Prizren, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML. Zëdhënësi i policisë në  Prizren  Shaqir Bytyçi,  pohoi  se viktima i ka dhënë fund jetës me armë zjarri dhe akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt këtij akti. Arma që dyshohet se është përdorur dhe prova të tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes tashmë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vetëvrasje