Fryma poetike e së dielës me poeten;Valbona KOLAVERI
DY HAPA MA ANDEJ
——————————–
Dy hapa ma andej
Po e shtyj vedin,
Edhe pak e dashtun
Edhe pak ka mbet,
Stopimesh
S’mund të flesh,
Të shkapërcesh
Murin e lartë të durimit,
Mendjen ,
Mos e lodh më shumë,
Kur shpirti
Vëndit po të kërcen,
Njashtu,
Ke me lyp me u çmend
Zhguallit të dhembjes,
Nuk mundesh me u gjujt
Tuj kja
Vetēm duke qeshë
Klithmash,
Thirre vedin mbrapsht
Jehonash,
Thirre prapë,e prapë
Der të fryhen barqesh
Egot e qoftëlargut,
Edhe pak e dashtun,
Veç dy hapa më andej
Te duhet mbijetimesh.
V.Kolaveri
/www.QendraPress.com/