Fryma poetike e së dielës me poeten;Manushaqe Hoxha LAÇI
Lulja e allit
————————-
Moj lulja e allit, n’breg t’lumit bitisur
Rrezja derdhur ballit, det’ shpirti stolisur
Nektar mbledhur mallit, me ar e qëndisur
Me ar e qëndisur, nektar mbledhur mallit
Det’ shpirti stolisur, rrezja derdhur ballit
N’breg t’lumit bitisur, ti moj lulja e allit
Rrëmbyer nga nuri, ç’të ka pritur djali
Gushën si biluri, rritur në shpat mali
Mbirë rrëzë një guri, lule e bukur maji
Ti moj lule maji, mbirë rrëzë një guri
Rritur në shpat mali, gushën si biluri
Ç’të ka pritur djali, rrëmbyer nga nuri
Në zemër të mbjell, n’ardhtë për t’këputur
Herë i dukesh diell, herë i dukesh flutur
Lastar gjer në qiell, vashëz belkëputur
O moj belkëputur, lastar gjer në qiell
Herë i dukesh flutur, herë i dukesh diell
N’ardhtë për t’këputur, në zemër të mbjell
/www.QendraPress.com/