Fryma poetike e së dielës me poetin;Imer HYSA
HAPAT
—————————-
(kushtuar nipit kur hodhi hapin e parë)
Kujdes në jetë, një është, s’ke tjetër
Çdo hap që hedh e ka një vlerë,
Se hapat s’janë vargje në letër
Rrugës që ecën, gjurmë lënë thellë.
Hapat s’janë si metaforat !
Dhe pse në jetë hidhen me mënd,
Mos i vlerëso gjërat si lodrat
Hapi që hedh nuk do veç këmbë.
Se një ësht’ jeta dhe nuk ke tjetër
E ke në dorë ta shijosh gjatë,
Që ta jetosh si “kryevepër”
Mendoju thellë kur hedh çdo hap.
/www.QendraPress.com/