Fryma poetike e së dielës me poetin;Rexhep F.MORINA
SHOKËT E MIRË
—————————-
Të kesh shokë të vjetër është miqësi vërtetë,
Me ata që ke përballuar shumë sfida në jetë.
Për errësirën e kohës me zjarr je përgatitur,
Të ndeshesh me furtunat,ato që kemi pritur.
Shokë të mirë kur ke,si Bajramin dhe Aliun,
Krahë do ta kesh përherë edhe xha Nebihun.
Xhavitin dhe Ukën,i mban shokë me krenari,
Punët që kanë mbaruar nuk mbetën pa lavdi.
Të je afër me shokët,si Shefkiu e Muhameti,
Nuk lëvizin nga vendi,po të bie edhe tërmeti.
Ashtu është Qazimi,Gafurri,Hakiu e Enveri,
Që nëpër beteja qëndruan,kur e kërkoi nderi.
Ndër shokët e rrallë është Lumi sy patrembur,
Ai me trima të tjerë në luftime kanë bërë emër.
Rreptësi dëshmuan çdo herë,n’aksione guerile,
Të pa thyeshëm mbetën,luftën e bënë pa hile.
Ka dhe tjerë shokë të mirë,si Nexhati e Fahriu,
Bashkë me Rifatin e Afrimin,Cami dhe Avniu.
Të gjithë janë me vlera,sa kishte një kompani
Ata që nuk e ndalën luftën,për të shtrenjtën liri.
/www.QendraPress.com/