Osmani për Krishtlindje në familjen Laçi në Prizren

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Krishtlindjes, ka qëndruar në familjen Laçi në Prizren.“Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive”, shkroi Osmani në ‘Facebook”