Prokuroria nis hetimet mbi vdekjen e 34-vjeçares te një hotel në Prishtinë

 Në orët e para të mëngjesit, një 34-vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinës, në fshatin Suhadoll, derisa siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net para se të gjendej, ajo po qëndronte në hotel me të dashurin e saj.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj tha se trupi i 34-vjeçares është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet në koordinim me Policinë.

 “Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me këtë rast, i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim më policinë”, tha Ulaj për Reporteri.net.

https://reporteri.net/lajme/34-vjecarja-nga-gjakova-gjendet-e-vdekur-te-nje-hotel-ne-prishtine-aty-po-qendronte-me-te-dashurin-e-saj/ZTepW9W Viktima, emër i njohur për redaksinë, është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës, derisa vetë ishte një specialiste në estetikën e thonjve.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënëses për Rajonin e Prishtinës.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka konfirmuar për Reporteri.net, Flora Ahmeti.