Fryma poetike e së dielës me poetin; Ragip GJOSHI

MAGJIA E FJALËS

1.

Çdo kohë ka thesin e vet të fjalëve t’zgjedhura

Disa fjalë janë alarm,me urgjencë t’hedhura!

Disa janë me maja,do janë të rrumbullakëta

Fjalor,e fjalë të rënda i kishte kohë e robërisë

Fjalor e fjalë të ëmbla ka çelur kohë e lirisë…

Dikush si lopa baglen,lehtë lëshohet fjalën

Paturp do fjalë,pa peshuar,fundi ku do t’dalën

Dikush, ka zeje,me fjalë përgjëdhel çdo pushtet

Çfarëdo qoftë latin,turk,nemc,serb,car a mbret!

Pushteti i fjalës është kuroherë me fuqi t’veçantë

Peshën e fjalës,mbi kurriz ngarkuar e mban n’çantë

Kujdes me fjalën,ajo të degron qafën edhe tek laku

Kujdes me fjalën,fjala e matur t’vë n’ballë oxhaku.

Fjalë me shije mjalti rrjedhë kthjelltë siku gurra

Fjalë me thumba nukka nder, s’ është për burra

Fjala e rëndë rrjedh si kroi,jo rrallë helm të zi

Me fjalë,me fjalë zë shumë miq,e bie n’armiqësi!

Kur fjala nxiret nga dhëmbët e goja përjashtë

Bëhet sikur plumbi,më kurrë s’kthehet prapshtë!

Fjala dikur mbetej përgjysmë,me pranga n’burg

Fjala ishte këngë lirie, e pakënduar deri n’fund…

S’lodhet fjala e mirë,ngryset pa asnjë dert

Bëhet çati e poezisë,shi e rrebeshe të pret

Fjala godet shtueshëm në shteg të ballit

Fjala është edhe sikur lule në mes livadhit.

Fjala godet,gjakut ia rritë pulsin n’vena

Është dhe si rreze, drithëron përbrenda

Fjalën duhet tjerrur mirë,si vjershëtor

Fjalën duhet frenuar ,e ndalur me zor…

Poeti ia ka thanë fjalës: Tani je e lirë.

Fjala u bë me krahë,flatroi nëpër qiell

Fjala ndërton ëndërra,dhe jetë të lirë

Fjala e mirë,të harrohet është vështirë.

Drenicë, më 30 dhjetor 2023 /

www.QendraPress.com/