Çaste poetike me poeten; Brixhilda DEDE
TË SHOHËSH ME SYTË E SHPIRTIT
——————————————————-
Të puth me prushin e zemrës.
Qerpikëve t’lotuar, vallëzojnë fjalë të pathëna.
Ti shkëlqen si një natë me hënë.
Yjet shndritur mbi flokë, ngjarë diadema.
Ëndrrat shndërrohen në veshje modeste,
Që ti aq shpejt i zhvesh, parë realitetin.
Syve të zjarrtë,
Shkëndija dritë, heshtjen tresin.
Kalvar i jetës, në udhëtimin pa kohë.
Ne, në shpirt të rinj mbesim.
Herë shuajtur etjen përvese,
Do të dua të rindërtoj universin.
Ti për mua, të jesh e vetmja gjithësi.
Fjalë të trëndafilta, qiejt të qëndisin./www.QendraPress.com