Çaste poetike me poeten;Shqiponja Arshi VEIZAJ
Nëna e babai..
————————
Nënë e babë emra zemre
Fjala juaj burim jete
Është drite dashurie
Është gurrë krenarie
Ju na ndiqni në çdo hap
asnjë çast nga ju s’na ndan.
Kur një gjemb në këmbë e marr
Shpirt flet “Nënë xhan, baba xhan!”
Se ju duam me gjithë shpirt
Ju na dhatë mirësinë
Na qëndruat në çdo hap
porsi busull, porsi far
Ndaj nuk dimë si shpërblim
Çfarë t’ju falim si t’ju rrimë ??
Do ju rrimë pranë e pranë
Fryma jonë u shëron xhanë
Do të ecim gjurmë më gjurmë
Të palodhur kurrë
Do ju ngjajmë çdo ditë në jetë
Ta përcjellim brez më brez
/www.QendraPress.com/