Çaste poetike me poetin;Hamit MAJKOVCI

KLITHMA

————————–

Po i mbledhim krenaritë

Përmbi vuajtjen e një shekulli

Mbi heroizmin e nanës shqiptare

Gjakun e dëshmorëve ç’u bë si rreze dielli

Sa e deshëm ne lirinë

Shqipen e folëm me zjarr

Me luftë e mposhtëm robrinë

Sa trimi dëshmor ka rënë

Një nënë piskati fort nga gëzimi

Ndonëse plaga në shpirt i kishte mbetur

Gjaku yt bir u bë udhë çlirimi

Plumbi kockën sikur zjarri duke ia djegur

Lart ishte ngritur një shqiponjë

Sa fort e kishte marrë malli

Edhe njëherë me fol me heronjtë

Siç kishte folur për së gjalli

Era e krenarisë i largoi retë prej qiellit

Mbi atdhe flisnin gjurmët e robërisë

Nëna mbështolli plagën me rrezet

e diellit

Dhe më këmishën e lirisë

/www.QendraPress.com/