Fatmir Krasniqi zgjidhet mbikëqyrës i gjykatës së Dragashit
Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) në mbledhje e 331 të mbajtur të enjten, me nëntë vota për një kundër është vendosur që gjykatësi Fatmir Krasniqi të jetë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prizren-dega në Dragash, mandati i të cilit do të fillojë më 1 shtator 2024 dhe do të zgjasë 5 vite. Paraprakisht, anëtari i KGJK-së, Artan Abazi njoftoi se pas procedurave të shpallura sipas konkursit të KGJK-së ka aplikuar vetëm një kandidat për këtë pozitë dhe se kandidati Fatmir Krasniqi ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për emërim, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Pas rekomandimit të komisionit vlerësues dhe zhvillimit të votimit, gjyqtari Fatmir Krasniqi është zgjedhur me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Fatmir Krasniqi, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash,” thuhet në njoftimin e gjykatës. Mandati i gjyqtarit Krasniqi do të fillojë më 1 shtator 202