Çaste poetike me poeten; Afërdita HADAJ
BRENGAT E JETËS TIME.
————————————
Eh.moj jetë, borxhe më ke,
Sidomos, kur qesh e re.
Më lëndove, më vrerose,
Shpirt e zemër,më plagose.
Botë e egër, më sulmoi,
Nga liria……. më privoi.
Pranga, shpirtin më kaploi,
Nga shoqëria ,më veçoi.
Në familje, dhe në punë,
Gëk, me gojë, nuk bëja unë.
“Komunisti”……..qe spiunë,
Donte shkak, të shaja unë.
Pastaj, në djall të dërgonte,
Për partinë…… ai punonte.
Lodhesha…… në bujqësi,
Sa lotë derdhura në punë,
Se, s’kisha krahë si të tjerët,
“Kulakja” ju prishte punë.
Brigadieri…..gjithë inat,
Bërtiste, sa kish takat
Ktheje punën,dhe një herë
Cilësinë,…….e ke beterë.
Rrija s’ flisja me gojë fare
Lotët ,rridhnin palë-palë
Ikja pa ditën e punës,
Po ç’ti shpija, shtëpisë vallë?
Fëmijët, donin të hanin
Po ç’tu jepte,nënë mavrija.
Bukë të misërt…me racjon,
Me ujë, e sheqer ua kripja.
Brengat, kurr si nxirja jashtë,
Kush t’mi qante hallet vallë!?
Besë njeriut,,,nuk i kishe
Se, ti nxirte sytë në ballë.
Shyqyr zotit, erdh një ditë
Në errësirë u hap një dritë.
Më shëroi, dhe verbërinë,
Shpirtit..vrau padrejtësinë.
U ngrita, dhe më frkë s’pata,
Pranvera, kish ardh përjashta.
Më ftoi, që ti qasem pranë
Veçuar më, mos më lënë.
Bërtita, fort…. nga gëzimi.
Se erdhi……ditë e bekuar.
Për klasën… .e deklasuar,
Që shumë, na kishin luftuar.
Lirinë……prapë…….e fitova,
Por, ç’ka humba, si shërova.
/www.QendraPress.com/