Kryetari TOTAJ:Falë gjakut të dëshmorëve sot ne e gëzojmë lirinë

     Në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot me përulje e mirënjohje Kryetari Shaqir Totaj bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Antigona Bytyqi, zyrtarë të ekzekutivit, familje të heronjve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë e qytetarë.

Me respekt të veçantë u rikujtua vepra e dëshmorëve të kombit dhe roli i tyre thelbësor në ndërtimin e shtetit të Kosovës./www.QendraPress.com/