Çaste poetike me poeten ;Violeta KADRIU
PO S’ TË PATA
—————————–
M’ u cungoftë e fjalës shpata,
m’ u shkurtofshin flokët e gjata,
m’ u errësoftë çdo ditë, m’ u bëftë si nata,
po të lash sonte e s’ të pata!
M’ u ngrystë i gjithi, m’u shteroftë shikimi,
m’ u sostë i dritshpirtit reflektimi,
bardhësitë e mia i mbuloftë pikëllimi,
nëse lejoj pa ty t’ më çelë agimi!
Acar i dimrave le t’ më mbytë,
thellësi oqeani le t’ më zhytë,
lindje ylberi mos më pafshin më sytë,
po desha pos teje njeri të dytë!
Armik më i egër më vëntë nën thembër,
edhe engjëjt në qiell më shikofshin shtrembër,
mos i thënça më kurrë vetes femër,
po s’ të mora prapë tënden zemër!
/www.QendraPress.com/