Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Rozeta KRESTE
TROMAKSUR NGA DASHURIA
—————————————-
Endem udhëve te gjakut tënd
E dal e lare me dielle
Je kënga,ankthi,verbimi im
Je endra qe shoh sa here!
Je Troje e ngritur prej dashurisë
Shembur nga lufta e gjate
Gladiator qe ngrihesh mbi rrënojat
Fitimtar pa parzmore e shpatet.
Nuk je Paridi as unë Helena
As Romeo e Zhuljeta qe bene historinë
Ne jemi luftëtare ne arene
Heronj te heshtur për dashurinë.
Ne jemi dy trupa ngjizur ne nje
Jemi vëllezërit siameze
Një here te mbart unë njëherë ti
Kështu do te ecim ne jete.
Mbyll sytë e ndjej te nxehtin tënd
Ne buze e venat e mija
Le te shuhen yjet sonte ne det
Tromaksur nga dashuria.
/www.QendraPress.com/