Drejtoria e Shërbimeve Publike drejtori e sukseseve, Prizrenit i kanë dhënë pamje të mrekullueshme
Drejtoria e Shërbimeve Publike drejtori e sukseseve, sepse vete drejtori Çelë Lamaj bashkë me stafin , Prizrenit i kanë dhënë pamje të mrekullueshme, kjo edhe për faktin se ka një bashkëpunim tepër ët mire me kryetarin Totaj. Kështu në vazhdën e punimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lagjen “Dardania 2,” tani filloi asfaltimi i shtresës së parë në aksin e rrugës LOT I dhe përskaj shkollës së lagjes, me një gjatësi prej 1.700 metrash, rrugë të cilat ofrojnë një infrastrukturë moderne e të sigurt për banorët e kësaj zone të qytetit të Prizrenit.
Për herë të parë në Prizren, filloi tani, zbatimi i masave inovative për efiçiencën e energjisë, përmes instalimit të rrjetit të ri të ndriçimit publik me llamba inteligjente “SMART” ,Në rrugën unazore të qytetit. Ky është një projekt i rëndësishëm i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që synon kursimin e energjisë dhe rregullimin automatik të ndriçimit, varësisht prej nevojave në terren.
Sistemi aktual optimizon përdorimin e energjisë bazuar në kohën dhe intensitetin e dritës , si dhe ky projekt do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe fshatrave të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë rrugë me rëndësi për qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve .
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka iniciuar aksionin për pastrimin e hapësirës ku do të krijohet Zona Industriale – një hap drejtë parapërgatitjeve për funksionalizimin e saj.
Funksionalizimi i Zonës Industriale është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Prizrenit, me qëllim krijimin e kushteve optimale për zhvillim ekonomik dhe industrial në vitet në vijim si dhe krijimin e vendeve të punës njofton drejtori Lamaj.
Tani më janë kryer të gjitha punimet për rregullimin e trotuarit në rrugën “De Rada”, pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren, që do ta përmirësojë infrastrukturën për këmbësorët.
Kjo ndërhyrje është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Prizrenit për modernizimin dhe përmirësimin e hapësirave publike, duke i bërë ato më funksionale dhe të qasshme për të gjithë. Tashmë aty është krijuar një hapësirë për mrekulli dhe shembull për gjithë Kosovën. Drejtori Lamaj Prizrenin e ka shëndëruar në një kantier ndërtimi dhe qytetarët tashmë e lavdërojë./ëëë.QendraPress.com/