QKMF organizoi ligjëratë me Prof. dr. Selami Sylejmani me temën “Kanceri i gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”.
Sot,në sallën e QKMF-së në Prizren u mbajt ligjërata nga Prof. dr. Selami Sylejmani me temën “Kanceri i gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Ligjëratë që kishte për qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ku morën pjesë stafi i QKMF-së drejtori i Shëndetësisë prof dr Simir Krasniqi, pastaj përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe qytetarë të shumtë.
Hapjen e ligjëratës e bëri drejtori prof dr Simir Krasniqi, i cili pastaj për mikrofonin tonë tha se kjo është një ligjëratë , por edhe të tjera kemi organizuar e do të organizojmë , Po marrin pjesë pos stafit të QKMF-së dhe përfaqësues të tjerë dhe vazhdoi.
Kurse në ligjëratë Prof Dr Selami Sylejmani tha se kanceri i gjirit është patologjia malinje më e shpeshtë tek gratë me rreth 32% të të gjithë tumoreve malinj që prekin ato. Incidenca e kësaj sëmundje është në rritje në mënyrë konstante nga viti në vit, si tek vendet e zhvilluara po ashtu edhe tek ato në zhvillim. Ai tha se për fat të keq pos grave nga kjo sëmundje po preken edhe burra por me numër më të vogël. Ai inkurajoi të pranishmet që t’i kushtojnë rëndësi kontrolleve sistematike në mënyrë që të bëhet diagnostikimi i hershëm pasi që kjo ka shumë rendësi të madhe dhe shtonë gjasat për jetë. Kurse këtë ligjëratë e kë përshëndetur edhe Luljeta Tejeci, nga shoqata ‘Burrneshat’ që merret më gratë që kanë kaluar këtë sëmundje./www.QendraPress.com