Nënkryetari komunës Kujtim Gashi dhe drejtori Tarashaj sot, certifikuan kandidatët e kursit për zejen e filigranit
Sot , në objektin e Filigranit,u bë certifikimi i kandidatëve në kuadër të implementimit të projektit nga Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, e ku me këtë rast prezantoi dhe uroi edhe nënkryetari i Komunës Kujtim Gashi, i cili tha se ky certifikim dhe për këta kandidatë do të thotë shumë. Fillimisht këtë certifikim e uroi drejtori i Turizmit Ramadan Tarashaj, i cili uroi ekipin Filigranit që po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe një puna fisnike duke realizuar këtë projekt besojmë se bashkërisht po bëjmë një punë të mirë tha ai.
Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, së pari uroi të gjithë kursisistët dhe tha se ne si komuna po mundohemi të bëjmë sa më shumë për të ruajtur traditën e lashtë ët Filigranit, Derisa ai ka uruar edhe përgjegjësin Bashkim Tejeci.Bashkim Tejeci përgjegjës nga zeja e Filigranit tha sepo bëjmë një punë fisnike me këtë urojë po kështu fisnike. Por, pa ndihmën tuaj të komunës nuk do të mund ta bënim. Njëra nga kursistet Fitore Rexhepi me këtë rast tha se unë jam për të dytën herë në këtë kurs dhe këtu po ndihem tepër mirë, Kursi po arrijnë të aftësojë shumë të rinj të cilat me këtë po ia hapin vetës perspektivën për punë.
Nënkryetari Gashi dhe drejtori Tarashaj sot ndanë 11 certifikata për zejen e filigranit /www.QendraPress.com/