Reduktimet e ujit të pijes  janë  si shkak i thatësirës  tropikale që  ka mbretërua dhe  sasisë së kufizuar të ujit në  burime thonë në ‘’Hidroregjion jugor’’

/Foto marrë nga arkivi i tv Besa/

Ushtruesi i detyrës së  së  kompanisë ‘’Hidroregjionit  jugor’’ në  Prizren Fadil Berisha, sot ka  ftuar   konferencë  për media me kusht që të  sqarojë dhe të njoftojë   qytetarët se pse  po ndodhin reduktimet në disa  pjesë të  qytetit , ku ai  fokusoi lagjen ‘’Bajram Curri’’ dhe  lagjen ‘’Arbana’’. Ai tha se këto janë  pasojat e  thatësirës  tropikale që  ka mbretërua  në  këtë vere dhe  vjeshta  e thatë si dhe  sasisë së kufizuar të ujit në  burime nga ta cilat  furnizohet  Hidroregjioni jugor. Për të  siguruar ndarje sa më ët drejtë dhe të  balancuar tashmë kemi hartuar një  orar të reduktimeve të  furnizimit me ujë dhe pastaj vazhdoi. Kurse ai më këtë rast ka  bërë edhe një raport  lidhur me defektet ku tha se  gjatë vitit ka  pasur zbulime të shumë  linjave  ilegale dhe të parregullta nga konsumatorët. Por  ai  tha se inkasimi i mjeteve  ka laura  shirën 100  për qind..

Kurse  tha se  me vitin 2023  ka pasur  kompania  investime 528 mijë euro, kurse gjatë vitit 2024 investimet kanë shkuar 865  mijë  euro apo 98  për qind me shumë, kurse në vitin që  vije  mendojmë të bëjmë investime vetanake  prej mbi  1 milion e 17 mije euro.

Ai njoftoi se   tani kompania   ka  41  burime   në  Prizren. Mirëpo nëse  arrijmë të   që  të  kemi kyçje ne burimi e Vëmicës dhe  të Poslishtë  do të   kemi ujë të mjaftueshëm, Sepse   burimet e  ‘’Sozit’’ tha  e kanë  shtuar  furnizimin për  14  fshatra   të Hasit e nëse  ne  vazhdojmë të  investojmë  presime që nga atje  të kemi  furnizim edhe  lagje të  qytetit. Derisa ai a apeluar te qytetarët që të  kenë kujdes  ujin e pijes kurse   sa i përket  reduktimeve ato  bëjnë për shkak  të  mungesë së ujit  por presin që  reshjet e  këtij dimër të  përmisojnë  dukshëm  furnizimin me ujë të pijes/www.QendraPress.com/