Çaste poetike me poeten;-Katerina BARBIERI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/katerina-barbieri-401x1024.jpg)
Shpirti i poetes
————————-
Dita sot po më buzëqesh,
dhe më fal pak alegri,
muza ngjitet lart mes resh,
lule-vyer në yllësi
Me mall i këndoj atdheut,
nënës, vatrës, krejt Shqipërisë,
origjinës dhe Skendërbeut,
natyrës ,detit dhe dashurisë
Me plot ëndje dhe me mall,
i këndoj ,vashez së bukur,
hëna shkëlqimin e saj ndal,
humb e brishtë n’lëndin si flutur
Jam e çmendur, jam e marrë,
se kam shpirtin prej poeti,
buzëqeshjen në sy parë,
çuditërisht se nxë as deti
Vargu im ,nuk është frizant,
provokues apo rrufe,
muza rrjedh si stinë e mjaltë,
grimcë-kristali në shpirt-fole
Jam e mëndur, jam e marrë,
se kam shpirtin prej poeti,
muza çel margaritarë ,
kërkon fronin e një mbreti
Flokët si një vjeshtë e artë,
e brishte, si një nimfë liqeni,
mollëz-kuqe, ngjyrë e flaktë,
poete si un nuk gjeni
/QendraPress.com/