SELIMI THOTË SE KOSOVA I DI ME EMËR E MBIEMËR, POR SERBIA NUK I DORËZON KRIMINELËT E LUFTËS

0

               Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se ka shumë kriminel të luftës së fundit në Kosovë të cilët po fshihen në Serbi, e për çka i pari i Drejtësisë zotohet se do të ketë prioritet gjykimin në mungesë për të gjithë ata të cilët kanë kryer krime në Kosovë, e që sipas tij, dihen me emër e mbiemër.

Selimi premton ndihmë edhe për gratë e dhunuara në luftë dhe shprehet se pritja e kërkim-faljes dhe padisë shtetërore ndaj agresorit serb, do të ishte e padrejtë për viktimat dhe se shteti duhet të ndjekë kriminelët.

Madje, ai thotë se do të ndiqet secili kriminel që ka kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare.

“Gjykimi në mungesë ka ekzistuar si term edhe më herët, por edhe Komisioni i Venedikut e ka dhënë pëlqimin që ta kemi si normë. Por për shkak të një ligji tjetër i cili e ka pasur një gabim nuk i ka dhënë mundësi Prokurorisë Speciale që t’i ndjekë kriminelët e luftës, të cilët tash fshihen në Serbi, dhe tash ata i gjykojmë në mungesë. Tash me të ardhur e kam formuar grupin punues dhe tash jemi në fazën e fuzionimit të këtij ligji të Kuvendit, i cili i ka ato gabime dhe ato pengesa në procedurë penale”.

“Në mënyrë që ta kemi një mundësi që të gjithë ata kriminelë që kanë kryer krime të luftës në Kosovë, t’i ndjekim dhe t’i gjykojmë në mungesë. Pasi që kemi zero bashkëpunim nga Serbia. Ani pse e kemi një marrëveshje të nënshkruar me ta për bashkëpunim juridik në Bruksel, dhe kemi dërguar kërkesa sepse kemi informata të bazuara që ata kriminelë fshihen në Serbi. Që të na i dorëzojnë këtu dhe natyrisht edhe me çështjen e krimeve të luftës në Serbi apo në politikë edhe kjo do të na jap një mundësi në procesin tonë prokurorial dhe gjyqësor që të jenë më efikas që të adresojnë çështjet e krimeve të luftës”, shton ai për KP. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *