Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

PASQYRË
——————-
Gjëja më e vërtetë në jetë është pasqyra
Prandaj e urreni
Ajo nuk të do
Nuk të mbron
Nuk të fal.
Ajo nuk njeh justifikime
Nuk pranon maska si fytyrë
Nuk i beson buzëqeshjes kur sytë mbyllen.
Të jesh pasqyrë është e rëndë
Sidomos përballë atyre
Që tremben nga vetja.
Dhe unë,
Pasqyrë u bëra
Mos më fajëso për thyerjen.
Unë s’të plagos
Unë vetëm të kthejatë që je
Nëse dhemb
Nuk jam unë dhimbja.
/QendraPress/