Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Ti je qëndrimi
—————————
Ti nuk përkulesh, ata të kanë frikë,
Se fjalën e thua ashtu si e ndjen.
Të mbyllin dyert, të flasin pas shpine,
Por shpirtin tënd askush se blen.
Për ta çdo gjë është një lojë,
E nxjerrin e fshehin nderin me radhë.
Për ty është jeta, është fryma në gojë,
Ti ecën e vetme, me faqe të bardhë.
Mos u mërzit nëse s’të duan,
Injorimi i tyre është vetëm dështim.
Ti s’je aty që të tjerët të të çmojnë,
Ti je për vete, ti je qëndrim.
/QendraPress/