Çaste poetike me poeten:- Violeta Muco ANASTASI

Pa lamtumirë

Pa lamtumirë dikur u ndamë përjetë
Sikur kurrë të mos ishim takuar
E mbaj mënd ..si sot atë buqetë
Me një tufë mimozash..mbeta në duar!
Në sytë e tu pashë turbulliimin
Se di përse më le atë ditë
Por e di…se lotët…për pak do të të binin..
E s’munde dot të mi shihje sytë!
E di…..ti që aq fort më deshe…
Më ruaje si një kristal të çmuar…
Ishe aq I ndrojtur…pakëz të më prekje
Atë zjarr në gji..e mbajte të pashuar !
Isha aq e vogël dhe e patrazuar…
Zemra më rrihte me një ngashërim
Isha e pafaj….dikush të pat mashtruar
Atë ditë të bukur e vrave shpirtin tim!
Mimozat mes lotësh I lashë me trishtim
Ti ike ike….në një tjetër rrugë
E tek dikush tjetër gjete ngushëllim
Por Dashurinë tonë se harrove kurrë!
Ika edhe unë….në udhën e jetës
Mbasi dhe një letër të pata dërguar
Letër Pa përgjigje…se gjete dikë tjetër
Ndoshta unë për ty nuk isha aq e çmuar!
Edhe sot…kujtova tufën me mimoza
Që diku në park….e lashë të mjeruar
Lashë dashurinë …e në shpirt u drodha
Që nga ai çast…më s’të kam takuar!
E di se dhe ti e kujton atë buqetë…
Për mua I mblodhe lulëzat e verdha
Kur çelin mimozat ..sikur të shoh vërtet
Sikur zëri yt më thotë : Aty prit …..se ….erdha!
Në kopështin tim mimozat kanë lulëzuar
Edhe mbushin vendin plot me hijeshi
Ashtu si një prrallë jam duke treguar
Për më të pafajshmen…tonën dashuri!!
Violeta Muco Anastasi
Intriguar nga çelja e mimozave
25 Shkurt 2026
Padova
/QendraPress/