Nesër përkujtohet Dëshmori i kombit Hysni Rexhep Morina

                 Nesër, përkujtohet Dëshmori i kombit Hysni Rexhep Morina, i cili ra për të mos vdekur me datën 31.03.1999 në vendin e quuajtur Qafa të Pagarushes ( mbi Dëbërdolan. Prandaj, nesër më 31.03.2026 .në ora 10. bëhen homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Ku pas homazheve bëhet nisja në drejtim Dëbërdolanit të vendi i rënjes. Në ora 11.00 homazhe të vendi Rënies. Në Betejen më të Lavdishme të UÇK së ku në mbrojtje të popullates civile një ndër betejat më të përgjakshme ku forcat okupatore kishin gjitha llojet e armatimin dhe ushtarët e UÇK së vetëm me armatim të lehtë u përballën më forcat e okupatorit duke luftuar këta djem e trima të UÇK së me zemër për mbrojtjen e trojve tona. Lavdi Dëshmorit Hysni R Morina.Në këtë përkujtim pritet të marrin pjesë edhe; shoqatat e dala nga lufta, ish bashkëluftëtarë , veteranë e familjarë të dëshmorit.