Kuvendari Haziz Hodaj,kërkon që  të nderohet  vepra madhore e Kukësit në vitin 1999.

                    Në mbledhjen e  Kuvendit Komunal  të  ftuar nga  kryesuesi Prof Dr Simir Krasniqi, sot, ka  filluar me betimin e  kuvendarit të ri Onur Kovaç.Pasi  zëvendës kryetare e Kuvendit  është zgjedhur kuvendarja e deritashme Sibel Kazaz .Pastaj kryesuesi ka parashtruar para kuvendarëve kërkesën  për rendin e ditës.Ku lidhur me pikën  që  lidhet  me tarifat e  varrezave të  reja në  Landovicë   ishte pikë që  kërkuan  të mos  vihet në  kuvend si rend  dite  pasi që është një nga pikat emergjente dhe kërkon përgatitje më të madhe. Nga  36  kuvendarët e pranishëm 25 votuan  për këtë rend dite,  që ta jetë në rend  dite.

Pika pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme, filloi me  një kërkesë nga kuvendari Haziz Hodaj, që lidhet me  solidaritetin e Kukësit  të vitit 1999 dhe kërkoi që ky solidariritet që të ngritet një monumentet për këtë si dhe organizmin dhe  lidhjeve më të  afërta mes Kukësit e Prizrenit.Pastaj diskutuan kuvendarët :Meribane  Pllana, Karanfil Haxhillari,Shqipe  Shatri,Liridona  Vezgishti,  Trëndëlina Kastrati, Sefedin Islamaj, Bajram Kastrati,Selman Sokoli,Albulena  Balaj Halimaj,Petrit Hoxhaj,Edis Abazi,Adem Shabanaj,Ilir Gashi,Dafina Alishani,Alban Bislimaj,Arianit Berisha,Adrit Krasniqi

Pas pyetjeve të shumta të kuvendarëve  u përgjigjen  drejtorët e ekzekutivit,duke  filluar nga Fatmir Memaj. Pastaj drjtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj ,iu përgjigj pyetjeve  të  kuvendarëve  që kishin të bënin me  këtë drejtori.Pastaj drejtori Sylejman Baxhaku,Drejtori i Turizmit Adem Morina, pastaj, sqaroi  lidhur me  pyetjet e shtruara.Pas kësaj shkohet në pauzë.