Çaste poetike me poeten;- Abide GASHI

PAQE PËR TË GJITHË
——————————–
Fluturo,
o pëllumb i bardhë,
Kultivo lule,
mbi barutin e plumbave,
Ndjelle paqen ,
në qiellin global,
Përkdheli njerëzit ,
me butësinë e puplave!
Paqen për të gjithë,
fëmijtë e botës,
Që të rriten ,
me gjithë mirësitë,
Dashuri mes ,
vëllaut dhe motrës,
LIRI!
për të gjitha kombësitë!
Dhe kështu bota ,
e bukur bëhet,
Kur ndalet ,
gjakderdhje nëpër rrugë,
Njeriut e drejta ,
mos t’ i mohohet,
Paqe për të gjithë,
dhe jo luftë!
/QendraPress/