Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

KAM MALL

———————-

Sot, eca gjatë të gjeja një lulishte.

Syri të ngopej, me jeshillëk pa anë.

Të shtrihesha mbi bar të njomë,

habitshëm kalimtarët le të më shojnë.

U hap syri, u bë ciklop,

për një trëndafil, malli më kishte marë.

Sodita me hamendje vise të largëta,

aty ku dikur jetoja më parë.

Befas, hyra në rrugë të gabuar,

llamarina tundeshin nga era e marë.

Tingull i çuditshëm dëgjohej brenda,

sikur muri vetë të kishte qarë.

Ndoqa plasaritjen me sy,

brenda vetes ndjeva lahtar.

Një gozhdë, pak më tutje mbërthyer,

mbante varur një kitarë.

S’e di pse sytë m’u mbushën me lotë,

ndërmend më erdhi e ëmbla serenatë,

Kur përkëdhelte mbrëmjen qytetit

dhe yjet ndizte anë e mbanë.

Në dhe të huaj-plis i thatë,

lule pa kurorë, pranë gërmadhash.

Një këmbë këtu,.. një këmbë atje,

Por shpirti, ..di mirë ku fle.

/QendraPress/