Në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren–Veri,në një lokal afaristë, janë grabitur 12 mijë euro,njofton policia

Zëdhënësi I policisë Rajonale në Prizren togeri Shqir Bytyçi njofton se me datë 13.04.2026, rreth orës 5:55, në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren–Veri, në drejtim të fshtatit Landovicë, është raportuar se persona të panjohur, me përdorim force, kanë depërtuar në një lokal afarist, nga ku kanë vjedhur dy kasaforta me para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit përkatës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Sipas deklarimit të viktimës, vlera e parave të vjedhura është rreth 12,000 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në koordinim me të, policia është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, njofton togeri Shaqir Bytyçi