Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

                 Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore dhe institucionale kushtuar prezantimit të procesit të rikonceptimit të ekspozitës së Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, studiues, historianë, profesionistë të trashëgimisë kulturore dhe mysafirë të shumtë, ku u prezantua vizioni i ri muzeologjik dhe konceptual për një nga asetet më të rëndësishme të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar shqiptar.Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, theksoi se rikonceptimi i ekspozitës synon ta bëjë më të qartë, më të strukturuar dhe më të qasshme për publikun periudhën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.“Ekspozitat muzeale nuk janë vetëm hapësira ku ruhen objekte historike, por vende ku ndërtohet komunikimi ndërmjet historisë dhe publikut. Ky proces nuk nënkupton ndryshim të kujtesës sonë historike, por mënyrën se si ajo interpretohet dhe prezantohet përmes metodologjive bashkëkohore muzeale”, u shpreh Hoxha,